Shkëndija e shkarkoi trajnerin

Klubi i Futbollit “Shkëndija” nga Tetova, ka vendosur të shkarkojë trajnerin Bruno Akrapoviq, duke e falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, transmeton Portalb.mk.

“Trajneri Akrapoviq nuk do të jetë më shef i stafit teknik të kuqezinjve, pasi me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi. Klubi dhe tekniku Akrapoviq kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve”, deklarojnë nga Shkëndija.

Në ndeshjen e fundit, Shkëndija nuk arriti të fitojë kundër Borecit, ekip i cili gjendet në vendin e parafundit në tabelën e Ligës së Parë. Kështu, Shkëndija krijoi distancë akoma më të madhe me Shkupin, që gjendet në vendin e parë.

Shkëndija në sezonin 2020/21 ishte kampione e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button