Grupi punues ndërqeveritar për bashkëpunim evropian sot do të mbajë takim në Shkup

Sekretariati për Çështje Evropiane, njoftoi se sot në Shkup, do të vazhdojë punën dhe aktivitetet e tij grupi punues ndërqeveritar për bashkëpunim evropian – tranzicion të gjelbër, transformim digjital dhe sundim të ligjit, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, si bashkëkryesues do ta hapë takimin e grupit punues, pas çka në seancë të veçantë së bashku me Sllavica Gërkovskën, zëvendëskryeministre përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, do të jetë pjesë e sesionit me temë: “Partneriteti me organizatat qytetare”, ku me kolegen e tyre bullgare, zëvendëskryeministren për qeverisje të mirë, Kalina Konstantinova, do të diskutojnë hapat e ardhshëm në aktivitetet për përfshirjen sistematike të sektorit të shoqërisë civile në të gjitha grupet e punës dhe projektet në të cilat organizatat qytetare nga të dy vendet mund të punojnë së bashku.

Në takime paralele të veçanta do të bisedojnë në temat e drejtësisë dhe antikorrupsionit, ministri për drejtësi Tupançeski me zëvendës ministrin bullgar të drejtësisë Borislav Gançev, ndërsa hapin e ardhshëm për realizimin e Programit dyvjeçar për implementimin e Marrëveshjes për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe menaxhimin e ujërave do t’i definojnë në takimin e sotëm ministri Naser Nuredini me Borisllav Sandov, zëvendës kryeministrin për politikat klimatike dhe ministrin për mjedisin jetësor dhe ujërat i Republikës së Bullgarisë. Në mënyrë shtesë, zëvendëskryeministri Mariçiq do të hapë temën e Memorandumit të bashkëpunimit në fushën e integrimit në BE dhe Agjendës së gjelbër.

Gjatë takimit, do të nënshkruhet Deklarata për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Ministrisë për menaxhim elektronik të Bullgarisë dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut nga Bozhidar Bozhanov dhe Admirim Aliti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button