Filloi stërvitja nacionale e ARM-së në terren “Shkëlqimi 22”

Në kampin për trajnim “Pepelishte” sot u mbajt  ceremonia ushtarake me të cilën u emërua fillimi i stërvitjes nacionale në terren “Shkëlqimi 22”. Stërvitja do të mbahet në periudhë nga data 3 deri më 11 prill, me kryerjen e aktiviteteve në poligonin e armatës “Krivollak”,kampin për trajnim  “Pepelishte”, kazermën “Jane Sandanski” – Shtip dhe kazermën “Strasho Pinxhur” – Petrovec, informoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria theksuan se se qëllimi kryesor i stërvitjes “Shkëlqimi 22”,  është vlerësimi i gatishmërisë luftarake të Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë (BLK), në përputhje me Standardet për Vlerësimin e Komandave Tokësore dhe njësive të Komandës së Përbashkët Operative të NATO-s – CREVAL (Combat Readiness Evaluation).

Drejtori i stërvitjes, nënkoloneli Zoran Sumraçki, në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë tha mes tjerash se, me realizimin e sukseshmë të kësaj stërvitjeje ka mundësi të tregojmë se jemi të gatshëm të veprojmë së bashku me aleatët tanë sipas standardeve të vetme, të cilat janë të nevojshme në veprimin e përbashkët në ballafaqimin me kërcënimet e sigurisë.

Sipas planit të aktiviteteve të stërvitjes, nga Ministria informojnë se gjatë ditës së nesërme në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip do të fillojnë aktivitetet e para për vlerësim në lokacionet paqësore.

Vlerësimi do të kryhet nga një ekip nacional për vlerësim, i certifikuar nga Shkolla e NATO-s për Vlerësimin e gatishmërisë luftarake të forcave tokësore, sipas standardeve dhe procedurave të Aleancës  me ç’rast do të vlerësohen procedurat  në shtatë   fusha të ndryshme të aftësisë. Ky është vlerësimi i parë  i përbërjes më të madhe në Armatë pas anëtarësimit tonë me të drejtë të plotë në NATO,  për suksesin e së cilës motiv i madh janë vlerësimet e larta të cilat i marrim në vitet e deritanishme nga ana e NATO-s për stërvitjet e suksesshme të kryera në vlerësimet paraprake të përbërjeve të deklaruara, por edhe gjatë kryerjes së misioneve paqësore.

Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 1100 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një numër  i caktuar i vlerësuesve dhe vëzhguesve nga NATO-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button