Udhëtimi ynë së bashku është i shkurtër 

Një grua e plakë hypi në autobus dhe u ul. Në ndalesën tjetër të autobusit hyri një grua e re, ajo e inatosur u ngjit dhe u ul me vrull pranë gruas së moshuar, duke e goditur me atë rast atë me çantat e saja të shumta.

Kur ajo pa që gruaja e moshuar heshti dhe nuk bëri zë, gruaja e re paksa u habit dhe e pyeti se pse nuk u ankua fare kur e goditi me çantat.

Gruaja plakë u përgjigj duke buzëqeshur: “Nuk ka nevojë të tregohesh e vrazhdët, të inatosesh e të diskutosh për diçka kaq të parëndësishme, sepse udhëtimi ynë së bashku do jetë shumë i shkurtër, unë do të zbres menjëherë në stacionin tjetër. ”

Kjo përgjigje meriton të shkruhet me shkronja të arta: “Nuk ka nevojë të diskutojmë diçka kaq të parëndësishme, sepse udhëtimi ynë së bashku do të jetë shumë i shkurtër. ”

Secili prej nesh duhet ta kuptojë se koha jonë në këtë botë është shumë e shkurtër, saqë ngrysja e nervozizmi në debate të kota, xhelozia, mos-falja e të tjerëve, pakënaqësia dhe inati është një humbje absurde e kohës dhe e energjisë.

⇒ Të ka thyer dikush zemrën? Rri i qete. Udhëtimi është shumë i shkurtër.

⇒ A ju ka tradhtuar, frikësuar, mashtruar apo poshtëruar dikush? Relaksohuni. Falni. Udhëtimi është shumë i shkurtër.

⇒ A ju ka fyer dikush pa arsye? Rri i qetë. Injoroje. Udhëtimi është shumë i shkurtër.

⇒ A komentoi një fqinj i juaj diçka për ju që nuk ju pëlqeu? Rri i qetë. Injoroje atë. Fale atë. Udhëtimi është shumë i shkurtër.

Cilido qoftë problemi që na e sjellë dikush, mbani mend se udhëtimi ynë së bashku është shumë i shkurtër.

Askush nuk e di kohëzgjatjen e këtij udhëtimi. Askush nuk e di se kur do të arrijë në stacionin e tij të fundit. Udhëtimi ynë së bashku është shumë i shkurtër.

♥ Të mësohemi të vlerësojmë miqtë dhe familjen.

♥ Le të jemi të sjellshëm dhe të falim, kjo do të na mbushe me mirënjohje dhe gëzim, në fund të fundit udhëtimi ynë së bashku është shumë i shkurtër.

Autor i panjohur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button