Pamje nga kapja e drogës, Policia arrestoi 37 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 37 vjeçarin nga Shkupi pas bastisjes së veturës ku u kap një sasi e drogës, transmeton Portalb.mk.

“Në rrugën “Sllovenia” në Shkup, pas informatave dhe masave paraprake, punonjësit policorë kanë arrestuar 37 vjeçarin R.P. nga Shkupi”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar kallëzim penal në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal.

Në pjesën e përparme të veturës “Fiat Bravo”, ishte gjetur 350 gram marihuanë e fshehur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button