Për një vit në Maqedoninë e Veriut u krijuan 1.5 milionë tonë mbeturina, vetëm gjysmë milioni u riciklua

Kompanitë e Maqedonisë së Veriut për një vit kanë arritur të krijojnë 1.5 milionë tonë mbeturina, ndërsa më së shumti në sektorin e minierave dhe guroreve, rreth 35 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2020 janë krijuar 1 488 218 tonë mbeturina Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të krijuara, 71.90 % janë mbeturina të parrezikshme dhe 28.10 % janë mbeturina të rrezikshme”, bëjnë me dije sot nga Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa në arsim krijohen 2 562 tonë mbeturina.

Në procesin e riciklimit, janë përfshire më së shumti mbeturina nga metali i hekurit, metalet pa ngjyrë, letra, kartoni dhe mbeturinat prej plastike.

“Gjatë vitit 2020 gjithsej janë trajtuar 1 458 mijë tonë mbeturinash. Sasia e mbeturinave të ricikluara ose mbeturinave të dorëzuara për riciklim është 538 mijë tone”, bëjnë me dije nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button