Kovaçevski – Hulm: Është i rëndësishëm zhvillimi i Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane si për rajonin ashtu edhe për BE-në

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi takim me Melani Hulm, ministre shtetërore për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Krahinës së Bavarisë në Republikën Federale të Gjermanisë, transmeton Portalb.mk.

Në takim u konstatua se është me rëndësi të madhe që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëj përparim në integrimet evropiane, pasi që pandemia dhe veçanërisht lufta në Ukrainë kanë treguar se është e rëndësishme që shtetet evropiane të veprojnë bashkërisht dhe se vendi i Ballkanit Perëndimor është  në BE.

Në atë drejtim është theksuar rëndësia – Republika e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë zhvillimin në rrugën evropiane.

Në Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe te Kryeministri Kovaçevski, siç është vlerësuar, shihet orientimi drejt zhvillimit të vendit.

Në takim u bisedua konkretisht për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bavarisë, përmes aktivizimit të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të themeluar, me fokus në ekonominë, drejtësinë, të rinjtë dhe digjitalizimin dhe inovacionin.

Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vendit tonë në rrugën evropiane dhe për interesimin e Bavarisë për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve në fushat e përmendura.

Ai theksoi edhe fokusin e Qeverisë  drejt tejkalimit të sfidave duke u kujdesur për qytetarët dhe shtetin.

“Në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me Kryeministrin Petkov kemi vendosur një kornizë logjike të bisedimeve në nivel parimor. Kemi ndarë vizionin e një Ballkani të përparuar, një shembull i prosperitetit evropian dhe jo i konflikteve dhe ruajtjes së këtij niveli të komunikimit, me vullnetin e të dyja palëve, mund të sjellë zgjidhje. Ne dënojmë ashpër agresionin ushtarak në Ukrainë, kemi harmonizuar plotësisht politikat tona me politikat e NATO-s dhe BE-së, që  tashmë është e mirëpritur atje, merremi me situatën e energjetikës dhe ekonomisë sipas rrethanave të reja dhe konsiderojmë se me këtë Republika e Maqedonisë së Veriut ka treguar se praktikon vlera evropiane dhe se vendi ynë është në BE”, tha Kryeministri Kovaçevski në takimin me ministren e Bavarisë për Evropë, Hulm.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button