Kina: Sanksionet kundër Rusisë do të ndikojnë negativisht ndaj vendeve në zhvillim

Zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Dai Bing, në një fjalim në Këshillin e Sigurimit mbrojti idenë e tij se rritja dhe zgjerimi i fushës së sanksioneve ndaj Rusisë do të ndikojë negativisht ndaj vendeve në zhvillim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zv/përfaqësuesi i përhershëm, Dai tha se rritja e dozës dhe shtrirja e sanksioneve kundër Rusisë do të godasë tregjet ndërkombëtare të ushqimit dhe energjisë.

Ai shtoi se sanksionet do të shkaktojnë probleme të reja humanitare duke ndikuar jetën e një numri të madh të njerëzve të zakonshëm.

“Sanksionet dhe bllokada ekonomike do të shkaktojnë mungesë artificiale të ushqimit dhe paqëndrueshmëri të çmimeve”, tha Dai i cili shtoi se mbi shpatullat e vendeve në zhvillim do të bie një barrë e panevojshme.

“Shumica e vendeve në zhvillim nuk janë palë e këtij konflikti. Këto vende nuk duhet të tërhiqen as brenda tij dhe as nuk duhet të vuajnë pasojat e konflikteve gjeopolitike dhe të lojërave të fuqive të mëdha”, tha Dai.

Pasi vuri theksin se konfliktet e mëtejshme nuk janë në dobi të askujt, Dai i rekomandoi SHBA-së, NATO-s dhe Bashkimit Evropian që të bisedojnë me Rusinë.

Dai mbrojti idenë e tij se përballja në grup dhe kërkimi i sigurisë absolute do të ishte qasja më e pasigurt.

Kina abstenoi në votimin ndaj projekt-rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të cilat dënonin sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe të cilat bënin përgjegjëse Rusinë për krizën humanitare në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button