fbpx

“Data Grabbers” fituan edicionin e tretë të Hakatonit për të dhënat e hapura (FOTO)

Edicioni i tretë i Hakatonit për të dhëna të hapura për studentë dhe kompani fillestare (startupe) e shpalli fituesin e tij. Ekipi “Data Grabbers” e ofroi zgjidhjen më kreative softuerike në kuadër të hakatonit të organizuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis nga data 24 deri më 27 mars në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, transmeton Portalb.mk.

Për të marrë pjesë në hakaton u paraqitën 24 pjesëmarrës dhe u formuan pesë ekipe pune. Ekipet kishin për detyrë të përgatisin zgjidhje softuerike për vizualizimin e të dhënave, lidhjen e dy ose më shumë bazave të të dhënave ose lehtësimin e procesit të përditësimit të bazave të të dhënave publike, të publikuara nga një ose më shumë institucione publike.

Ekipi fitues “Data Grabbers” ofroi një koncept për një ueb-aplikacion që do të mundësojë hartëzimin e të gjitha institucioneve farmaceutike dhe shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, si dhe krahasimin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Në muajt e ardhshëm, ekipi fitues do të punojë me Fondacionin Metamorfozis për të zhvilluar zgjidhjen softuerike.

Ekipi do të marrë mbështetje financiare prej 3.000 dollarësh amerikanë të dedikuara për përfundimin e versionit demo në një aplikacion funksional.

Duke i përdorur të dhënat e hapura, përmes ideve inovative dhe aplikimit të njohurive ekzistuese, ekipet kreative nga shumë sektorë patën mundësinë të ofrojnë zgjidhje softuerike nga të cilat do të përfitojnë qytetarët, duke përdorur të dhëna të hapura nga bazat e të dhënave publike të institucioneve.

Të dhënat e hapura, përveç rritjes së besimit të qytetarëve te institucionet përmes transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve, mund të kenë një ndikim pozitiv në sektorin e biznesit, atë akademik dhe të shoqërisë civile. Ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme për krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja që mund ta lehtësojnë jetën dhe njëkohësisht ta përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button