Haxhiu nesër udhëton për në Hagë, pritet të takojë ish-krerët e UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nesër do të udhëtojë për në Hagë. Qëllimi i kësaj vizite është të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen që një vit.

Takimet pritet të jenë më 30, 31 mars dhe 1 prill.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flamur Pireva, këshilltar i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ajo do të jetë e shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci dhe deputeti Adnan Rrustemi, njofton Klankosova.tv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button