Nuk është e vërtetë që Zelensky bëri thirrje për kapitullim – u shpërnda dhe u fshi një video “deep fake”

Në TV Ukraina 24 u publikua një video, në të cilën presidenti Volodomir Zelensky dyshohet se bëri thirrje për demilitarizim dhe shpalli kapitullimin e shtetit. Videoja është e rreme dhe këtë e kanë konfirmuar disa burime relevante, duke përfshirë TV Ukraine 24 dhe vetë presidentin Zelensky. Sipas televizionit, bëhet fjalë për sulm hakerësh.

Televizioni “Hungaria 24” ishte shënjestër e një sulmi hakerësh që synonte përhapjen e propagandës ruse. Më 16 mars, në televizionin e përmendur u transmetua një video, në të cilën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dyshohet se bën thirrje për demilitarizimin, më saktë, për të çarmatosur ushtrinë dhe popullsinë. Po ashtu, në videon e rreme theksohej se Zelensky shpall kapitullimin e shtetit.

Videoja ishte e rreme dhe kjo u konfirmua nga disa burime relevante, duke përfshirë TV “Ukraine 24” dhe vetë presidentin Volodomir Zelensky, i cili e mohoi atë përmes një video incizimi.

Në videon e rrejshme, e cila më vonë u fshi, shihej kinse Zelensky ka deklaruar:

Si përpjekje e parë doja të ktheja Donbasin, por nuk arritëm. Ishte thjesht më keq. Shumë më keq. Është më se e qartë që nuk ka të ardhme, të paktën jo për mua. Vendosa të përshëndetem nga ju. I bëj thirrje të gjithëve që të dorëzoni armët dhe të ktheheni në familjet tuaja.

Nga “TV Ukraine 24” u përgjigjën menjëherë, duke thënë se ishte një sulm hakerësh.

Kjo është një gënjeshtër, miq, kemi paralajmëruar vazhdimisht për këtë. Askush nuk do të dorëzohet. Sidomos në kushtet kur ushtria e Federatës Ruse pëson disfata në betejat me ushtrinë ukrainase”, shkruan “TV Ukraina 24” në “Telegram”.

Sipas televizionit, bëhet fjalë për një video të rreme e realizuar nga hakerë rusë.

Pas publikimit të kësaj videoje, me një video tjetër u përgjigj edhe presidenti ukrainas Zelensky. Ai e përshkroi videon e rreme si një provokim nga Federata Ruse.

Edhe nga Shërbimi i Protokollit të Sigurisë të “Meta-s” – i cili zotëron rrjetet sociale Instagram dhe Facebook – konfirmuan se ishte një video e rreme “deep fake” që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Shefi i politikës së sigurisë së Meta-s, Natniel Glejsher, ka postuar në Twitter se videoja e rreme është fshirë dhe me shumë gjasa është bërë me ndihmën e të ashtuquajturës teknologjia “deep fake”, diçka që, nëse konfirmohet, do të ishte incidenti i parë i tillë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Videoja u shfaq edhe në një stacion rrjeti të komprometuar dhe u përhap në internetnjoftoi Nataniel Glejsher në Twitter.

Pas videos së rreme me Zelenskyn, u shfaq edhe një video e re “deep fake” e presidentit rus Vladimir Putin, i cili pretendohet se shpalli kapitullimin e Rusisë.

Për shkak të konfirmimit nga disa faktorë, institucione relevante dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konkludojmë se bëhet fjalë për lajm të rremë dhe video të rreme, me qëllim manipulimin e publikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button