Gazetarë rus lënë punën për shkak të propagandës mediatike të Kremlinit

Nuk kisha nevojë të mendohem nëse kjo që po ndodh në Ukrainë është një operacion paqësor. Kjo është një luftë. Dua që qytetarët rusë të më dëgjojnë – dua që ata të mësojnë se si duket propaganda, deklaroi gazetarja ruse Zhana Agalakova, shkruan Vërtetmatësi.

Gjithnjë e më shumë gazetarë rus po lënë vendet e punës për shkak të promovimit të narrativave të rreme në lidhje me Ukrainën nga ana e shtëpive të tyre mediatike.

Rasti i fundit ishte ai i ish korrespondentes nga Parisi për Evropën i televizionit shtetëror rus Kanel Eden, Zhana Agalakova, e cila foli zëshëm për propagandën ruse.

Nuk u mendova fare nëse do të vazhdoj të punoj. Gjithashtu nuk kisha nevojë të mendohem nëse ajo që po ndodh në Ukrainë është një operacion paqësor. Kjo është një luftë. Unë dua që qytetarët rusë të më dëgjojnë – dua që ata të mësojnë se si duket propaganda dhe të mësojnë të informohen nga burime të tjera informacioni. Nuk dua që njerëzit të jenë më si zombi, tha ajo.

Megjithatë, ajo shprehu frikë se do të akuzohej nga Rusia si një „spiune e nivelit të lartë”. Agalakova (56), e cila më parë i drejtonte lajmet, tha se besonte që për vite me radhë Kremlini i ka urdhëruar  mediat ruse të transmetojnë gënjeshtra dhe propagandë, duke u lënë kështu shumë pak hapësirë mediave të pavarura.

Ditën e martë, autoritetet ruse publikuan se gazetari i njohur rus, Аleksandar G. Nevzorov, është nën hetim penal për shkak të një postimi në profilin e tij në Instagram në lidhje me bombardimin rus të Mariupolit.

Disa ditë më parë, Marina Ovsijanikova, redaktore e televizionit shtetëror Kanal 1, postoi një simbol kundër luftës në të cilin shkruash „Stop për luftën!“ dhe e ndërpreu transmetimin e lajmeve të mbrëmjes, drejtpërdrejt, duke thënë: „Këtu të gënjejnë“!

Edhe Lidija Gildeeva, udhëheqëse në kanalin shtetëror NTV, dha dorëheqje. Ajo punonte për këtë media që nga viti 2006. Bashkë me të u largua edhe Vadim Glukser, gazetar i cili në NTV ka punuar pothuajse 30 vjet.

Pas vendimit të Presidentit Vlladimir Putin për pushtim të Ukrainës, Dmitri Likin gjithashtu  dha dorëheqje nga vendi i punës si drejtor artistik i Kanal 1, rrjetit televiziv shtetëror rus, i cili është lojtari kryesor në aparaturën e gjerë propagandistike  të Kremlinit. Ai deklaroi se „nuk është politikan“, dhe se invazioni do të thotë që edhe ai do duhet të jetë pjesë e operacionit me agjendë për  „shkatërrimin e jetëve“.

Në ndërkohë, deputetët rus miratuan një ligj të ri më të rreptë. „New York Times“ këtë e komentoi si:

Tentativa e fundit për të mbjellë frikë tek kritikuesit e luftës para zbatimit të atij ligji me të cilin çdo devijim nga narrativi zyrtar i asaj që Kremlini e quan „operacion ushtarak special“ në Ukrainë do të dënohet me 15 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button