Biden e quajti Putinin “kasap”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e quajti “kasap” presidentin rus Vladimir Putin. Këto komente Biden i bëri pas vizitës që iu bëri refugjatëve ukrainas në Varshavë të Poloni, të shtunën.

Biden u pyet nga gazetarët se çfarë po i shkonte në mendje pas vizitës që iu bëri refugjatëve ukrainas, Biden u përgjigj: “Ai [Putin] është një kasap”.

Gjatë paraqitjes së shkurtër para gazetarëve në Stadion Narodowy, Biden tha se ka qenë në vende të tilla gjatë jetës së tij, por tha se ishte gjithmonë i befasuar nga “thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor”, transmeton REL.

“Secili nga ata fëmijë tha diçka me kuptimin: “Thuaj një lutje për babin tim, gjyshin tim ose vëllain tim që është kthyer atje [në Ukrainë] duke luftuar”, u shpreh presidenti Biden.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button