fbpx

Dita 30: Kundërsulmet e Ukrainës po fitojnë më shumë terren pranë Kievit (VIDEO-FOTO)

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar vlerësimin e saj të fundit të inteligjencës për luftën, duke thënë se Ukraina ka mundur të rimarrë qytete dhe pozicione mbrojtëse në lindje të kryeqytetit, Kiev. Ministria e Mbrojtjes thotë se Ukraina ka pasur gjithashtu njëfarë suksesi duke i larguar forcat ruse nga toka që kishin marrë në veri-perëndim të Kievit. Analiza e Mbretërisë së Bashkuar shton se linjat e furnizimit të Rusisë janë tepër të zgjeruara. Ndërkohë autoritetet ukrainase thonë se në 24 orët e fundit kanë verifikuar zjarre dhe shpërthime të shumta nga granatimet ruse. Të enjten, shërbimi i emergjencës shtetërore shoi 13 zjarre në Kiev dhe gjashtë në Harkiv të shkaktuara nga sulmet ruse, tha ministria e Punëve të Brendshme. Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thotë se 135 fëmijë janë vrarë dhe 184 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Portalb.mk.

21:55 – Macron do të bisedojë me Putinin për situatën në Mariupol

20:55 – Spotify do të tërhiqet nga Rusia

19:30 – Zyrtari perëndimor: Një kolonel rus u vra nga ushtarët e tij

18:58 – Ukraina thotë se bisedimet me Rusinë janë “shumë të vështira”

16:48 – Presidenti Biden ka arritur në Poloni

16:27 – Putin: Perëndimi po tenton ta bojkotojë kulturën ruse

15:10- Nëpër trena dhe stacioneve të trenave, refugjatët ukrainas të dëshpëruar kërkojnë siguri në vendet e Evropës Qendrore (FOTO)

13:55 – Gjermania deri në vjeshtë do të shkurtojë plotësisht varësinë nga produktet e hidrokarbureve ruse

13:42 – Ukraina: Mijëra persona janë evakuuar nga Kievi, Zaporizhzhia dhe Donetsk

12:25 – BE arriti marrëveshje për gazin me SHBA-në

12:12 – Biden udhëtoi në Evropë shoqëruar nga “Pentagoni fluturues”, aeroplan rezistent ndaj shpërthimit atomik

11:41 – Ukraina akuzoi Moskën për dëbim të civilëve në Rusi

11:35 – Zabërçanec: Rusia kërcënon Maqedoninë me tituj qesharak – ne jemi shtet në të cilin sundon demokracia

11:11 – Serbia do të ketë regjim preferencial në pagesën e gazit rus me rubla

10:25 – Qytetarët dhe bizneset kroate shprehën mbështetje për Ukrainën (Foto)

09:27 – Medvedev: Sanksionet nuk do të kenë ndikim në Moskë

09:24 – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutë për mbrojtje të civilëve në Ukrainë

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button