Brenda 15 ditëve do të zgjidhet çështja e luftës në Ukrainë, paralajmëroi Borrel

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi se brenda 15 ditëve do të zgjidhet çështja e luftës në Ukrainës. Ai tha të enjten në takimin e liderëve evropianë se aleatët do të vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë Ukrainës ndaj Rusisë, pasi siç theksoi, Kievi është temë shumë e rëndësishme, raporton Koha.net.

Sipas Borrellit, rezistenca ukrainase është e rëndësishme dhe do të mbetet në histori.

Diplomati spanjoll potencoi se forcat ruse në fillim tentuan një pushtim të shpejtë të Ukrainës, derisa tani po masakrojnë njerëz.

“Nga pikëpamja ushtarake, është një dështim i madh i Rusisë. Një muaj luftime dhe nuk kanë mundur të lëvizin më shumë se 200 kilometra nga bazat e tyre logjistike. Kjo është paaftësi e Putinit për të fituar terren në Ukrainë dhe për t’i kontrolluar qytetet e mëdha. Meqenëse nuk po mund t’i pushtojnë qytetet, po i bombardojnë ato duke vrarë të pafajshëm dhe duke shkatërruar gjithçka”, tha Borrell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button