Kremlini: Johnson është “lideri më aktiv kundër Rusisë”

Kremlini ka thënë se kryeministri britanik, Boris Johnson është lideri më aktiv kundër Rusisë, mirëpo kjo qasje e Londrës do të çojë në rrugë pa krye.

“Sa i përket Johnsonit, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën e të qenit kundër Rusisë”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve RIA, transmeton REL.

Më herët gjatë ditës, Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar 65 grupe dhe individë rusë, duke përfshirë një kompani private të sektorit ushtarak dhe një bankë të madhe ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button