fbpx

Me forcë i detyronte vajzat të kryejnë prostitucion në Maqedoninë e Veriut, paraburgim për pronarin e lokalit

Prokuroria ka vendosur të hetojë qytetarin e Gostivarit i cili dyshohet se me dhunë ka bindur vajzat të kryejnë prostitucion në lokalin e tij. Me propozim të prokurorit, gjykatësi ka vendosur 30 ditë paraburgim për të dyshuarin, tashmë të arrestuar, transmeton Portalb.mk.

“Sipas kallëzimi penal, i dyshuari në periudhën nga mesi i marsit të vitit 2021 deri më 20 mars të këtij viti, në Gostivar, në një objekt hotelerik të tij, me përdorim të forcës dhe kërcënimit, dhe me keqpërdorimin e pozitës së tij, për një periudhën të gjatë ka kryerjen prostitucionin e shumë grave, shtetase tona dhe nga Rusia, Ukraina, Serbia për para të caktuara”, raportojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Ai dyshohet në bazë të nenit 418-a, paragrafi 1 nga Kodi Penal në lidhje me Tregtinë me njerëz.

“Eksploatimi përmes prostitucionit është kryer në po atë objekt hotelerik në rajonin e Gostivarit, si dhe në disa vende e objekte tjera në Gostivar dhe Tetovë”, sqarojnë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button