RMV, Ministria e shpalli konkursin e ri për librat e disa lëndëve të vitit të katërt

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka njoftuar që deri më 25 korrik do të pranojë aplikime për tekstet shkollore për vitet e katërta për disa lëmi të caktuara në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“U shpall konkurs i ri për botimin e teksteve shkollore për vitin e katërt të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar, për profesionet – gjeologji, xehetari, metalurgji, ndërtimtari – gjeodezi, grafikë, ekonomi – juridik, tregti, elektroteknikë, shëndetësi, bujqësi – veterinari, shërbime personale, makineri, komunikacion, tekstil – lëkurë, hotelieri – turistikë, pylltari – përpunim i drurit dhe kimi – teknologjik”, bëjnë me dijë nga Ministria.

Ministria theksoi që autori mund të marrë pjesë vetëm me një aplikim, ndërsa duhet të plotësojë nenin 10 nga Ligji për tekstet shkollore për arsimin fillore dhe të mesëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button