Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 32-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi srleancën e 32-të, ku u morën disa vendime, transmeton Portalb.mk.

Plani Operetiv për punësim, vlerë prej 1.8 miliardë demarë, u miratua sot. Ky plan tenton të përfshijë 14 685 persona.

Prej 29 marsit do të jepen pensionet me 1 mijë denarë rritje, ndërsa do të vazhdojë shpërndarja e tyre në bazë të vlerës.

Propozim-ligji për punonjësit e administratës u miratua sot.

“Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, që jo më vonë se data 25 mars, në mënyrë të kuptueshme dhe transparente të përditësojnë shërbimet që secila nga institucionet u ofron qytetarëve dhe të cilat janë të përfshira në Katalogun për shërbime dhe Portalin nacional për shërbime elektronike”, bëjnë me dije nga Qeveria.

Për aksionin ushtarak “Swift Response – 22”, në vend do të hyjnë 850 vetura civile e ushtarake, 8 avionë, 24 helikopterë dhe 5 fluturake pa pilotë dhe armë tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button