Nuk është e vërtetë se Nënë Tereza është nëna e mjekut Anthony Fauçi dhe se ajo ka qenë pjesë e trafikimit të fëmijëve

Nuk është e vërtetë se mjeku Anthony Fauçi është djali i Nënë Terezës, ashtu siç pretendon Roza Rozmanira në „Fejsbuk”. Nga fillimi i pandemisë Fauçi ka qenë një ndër personat për të cilët janë shpërndarë disa teori konspirative si kjo e lartpërmendur, kjo dezinformatë është përkthyer në shqip nga një ueb-faqe e cila funksionon me shpërndarjen e teorive konspirative dhe dezinformatave, ku autor i këtij lajmi figuron nën emrin “Satanism”, shkruan Portalb.mk.

Thuajse 30 herë është shpërndarë në rrjetin social “Fejsbuk” një dezinformatë që pohon se eksperti i imunologjisë në ShBA, Fauçi, është djali i Nënë Terezës, duke mos ofruar fakte që mbështesin këtë.

“Intel bombë e re zbulon se Dr. Anthony Fauci është djali i Nënë Terezës së ndjerë, e cila ishte një trafikante e fëmijëve për Jeffrey Epstein!” shkruan në mes të tjerash në këtë postim.

Përveç kësaj, ky postim ka disa pretendime absurde për figurën e Nënë Terezës dhe nuk ofron asnjë burim apo dëshmi për t’i mbështetur deklaratat në këtë shkrim.

“Dark Outpost” nga ku është marrë ky shkrim, dhjetëra herë janë përgenjështruar

Në ueb-faqen “Dark Outpost”  disa nga kategoritë të cilat ju ofrohen lexuesve janë si vijon: “Satanizëm”, “Konspiracione”, “Projekte të Errëta” dhe shumë tjera të ngjashme, të cilat në thelb nuk përmbajnë asgjë të vërtetë.

Shkrimi për Nënë Terezën dhe Anthony Fauçi qëndron nën emrin “Satanizëm”.

Nuk ka asnjë lidhshmëri mes Fauçit dhe Nënë Terezës, këtë e vërtetojnë biografitë e tyre

Sipas biografisë së Nënë Terezës që mund të shihet duke klikuar këtu, Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht 1910, në Shkup. Në moshën 18-vjeçare, në vitin 1928, ajo u bashkua me “Sisters of Loreto” në Kalkuta, Indi.

Nënë Tereza udhëhoqi “Misionarët e Bamirësisë” (www.missionariesofcharity.org/) deri pak para vdekjes së saj në shtator të vitit 1997. Kjo organizatë u përfshi me një skandal të trafikimit të fëmijëve vite pas vdekjes së Nënë Terezës, pra në vitin 2018, kur një grua nga “Misionarët e Bamirësisë” ishte arrestuar për shitjen e një foshnjeje 14-ditore që shihet në raportimin nga BBC këtu. Një raportim i Reuters për këtë mund të shihet këtu.

Biografia e Anthony Stephen Fauci tregon se ai ka lindur më 24 dhjetor të vitit 1940, në Brooklyn, New York, nga prindërit Stephen dhe Eugenia Fauci. Anthony është “fëmija i dytë i prindërve të gjeneratës së parë italiano-amerikane”. Prindërit e Anthony Fauci kanë vdekur, një nekrologji e New York Times e vitit 2008 mund të shihet këtu. Nëna e Anthony Fauci, Eugenia Lillian Abys Fauci, vdiq në vitin 1965, lexoni më shumë duke klikuar këtu.

Një shkrim i detajuar familjare që përmban fotografi, draft karta dhe dokumente imigrimi për familjen Fauci mund të gjendet e përpiluar nga gjenealogu Bradley Greenland, të intersuarit mund ta lexojnë këtë duke kikuar këtu.

Ueb-faqja Motherteresa.org gjithashtu dokumenton udhëtimin e parë të Nënë Terezës nga India në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në janar të vitit 1960, shumë kohë pas lindjes së Anthony Fauçi në Nju Jork.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button