RMV, të enjten fillon java e filmit frankofon

Instituti francez në Shkup, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës, Ambasadën e Rumanisë dhe Kinematekën e Maqedonisë së Veriut, organizon Javën e filmit frankofon për të shënuar muajin e Frankofonisë, transmeton Portalb.mk.

Hapja zyrtare e Javës së filmit frankofon bëhet të enjten, më 24 mars 2022, në ora 20:00, në Kinematekën e Maqedonisë, me shfaqjen e filmit francez “Çfarë flasim, çfarë bëjmë”, me regji nga Emanuel Moore, nga viti 2020.

Ngjarja do të hapet nga Cyril Bomgartner, ambasador i Francës dhe Veronica Hullmann, ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.

Shfaqjet e tjera në kuadër të Javës së filmit frankofon janë:

  • të premten, 25 mars 2022, në ora 20:00, filmi zviceran “Familja” nga Frederic Baif (2022);
  • të shtunën, më 26 mars 2022, në orën 18:00 filmi belg “Virgjëresha e Nilit” i Atik Rahimit (2020), dhe në orën 20:00, film dokumentari rumun “Rumania e egër”.

Të gjithë filmat shfaqen me titra në gjuhën maqedonase, ndërsa për filmat rumun janë dhënë vetëm titra në frëngjisht.

Biletat për shfaqjet rezervohen dhe merren në Kinematekë.

këtë link mund të gjeni informacion më të detajuar për filmat, ndërsa bashkëngjitur do të gjeni ftesën për manifestimin dhe ilustrimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button