Policia kosovare konfiskoi dy mijë kilogramë mjaltë nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës sot rreth orër 11:30 ka konfiskuar dy mijë kilogramë mjaltë, që janë gjetur brenda një furgoni të bardhë në pjesën malore të fshatit Debellde, transmeton 21media.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Republika e Maqedonisë Veriore për në Republikën e Kosovës. Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor ka ikur

Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje.

Sipas Policisë, rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kurse automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button