Ruskovska do të shqyrtojë nëse do të aplikojë për prokurore të shtetit nëse Joveski bëhet gjyqtar kushtetues

Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskovska, nuk përjashton që ajo të aplikojë në konkursin për zgjedhjen e prokurorit të ri të shtetit nëse prokurori aktual, Lubomir Joveski, zgjidhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, transmeton 360 Shkallë.

Ruskovska thotë se deri më tani nuk e ka dëgjuar emrin e saj në mesin e kandidatëve për pasardhës të mundshëm të Joveskit. Por, në pyetjen se a do të aplikonte për pozitën e prokurorit të shtetit nëse Joveski bëhet gjyqtar kushtetues, Ruskovska u përgjigj kështu:

Të them sinqerisht, nuk kam menduar shumë, sepse kemi një prokuror të shtetit aktual. Nëse ai zgjidhet gjyqtar, ndoshta do ta mendoj.

Mandati i Ruskovskës në krye të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit skadon në nëntor të këtij viti dhe sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, kreu i ri i këtij institucioni do të zgjidhet me zgjedhje të drejtpërdrejta. Ruskovska ka deklaruar disa herë deri më tani se nuk ka ndërmend të kandidojë në ato zgjedhje.

Si opsione pas përfundimit të mandatit aktual, Ruskovska përmendi pensionimin ose nëse ka vend të lirë do të aplikojë për prokurore në Prokurorinë e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button