RMV, vazhdohet ndalesa për eksport të disa drithërave dhe vajit të lulediellit deri në prill

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 31 vendosi që ndalesa për eksportin e disa drithërave dhe vajit të lulediellit të mbetet deri me 15 prill, transmeton Portalb.mk.

Ndalimi i eksportit vlen për meslinin, grurin, elbin, miellit të grurit dhe meslinit, farat e lulediellit dhe vajrat nga farat e lulediellit.

Ky vendim, sipas Qeverisë vjen pas propozimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize për të shmangur spekulimet, veprimet e tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët”, thanë nga Ministria e Ekonomisë.

Qeveria me 10 mars 2022 solli vendim për ndalimin e eksportit të disa drithrave dhe vajit të lulediellit, sipas të cilit duke filluar nga 10 mars deri më 20 mars.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të premten në mesnatë miratoi masat për përballje me krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e karburanteve, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind.

Ndërkohë do të ketë ndërprerje të tarifave doganore për produktet ushqimore, kurse programi për energjetikë për varfëri energjetike do të vazhdojë deri në korrik të vitit 2022, sikurse dhe subvencionimi i çmimit të ngrohjes qendrore. Në këtë sferë përfshihet edhe ulja e TVSH-së nga 18% në 10 % për lëndët djegëse.

Në 26 masat e miratuara nga Qeveria, përfshihen edhe lehtësime dhe ulje e interesit gjatë marrjes së kredive.

Qeveria në listën e artikujve me marzhën e kufizuar të fitimit e futi bukën, vajin, miellin, mishin, sheqerin, qumështi dhe produktet e saj, orizi, shpageta, makarona dhe vezët.

Nga dje çmimet e produkteve bazë ushqimore shiten me 0% TVSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button