Brendet perëndimore nuk mund të largohen nga Rusia

Lufta në Ukrainë ka bërë që shumë brende perëndimore t’i shmangen Rusisë, por disa kanë ende pika të hapura në vend dhe thonë se nuk janë në gjendje t’i mbyllin ato, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Marks dhe Spencer, Burger King dhe grupet e hoteleve Marriott dhe Accor janë të kufizuara nga marrëveshja komplekse e ekskluzivitetit (françizë) që i pengojnë ata të tërhiqen.

Firmat ua kanë transferuar bizneset ruse palëve të treta dhe nuk zotërojnë operacionet që mbajnë emrin e tyre.

Së bashku, firmat kanë pothuajse një mijë pika të hapura ende në Rusi.

M&S ka 48 dyqane dhe Burger King ka 800 restorante ende të hapura, ndërsa Marriott dhe Accor kanë 28 dhe 57 hotele të hapura respektivisht.

BBC e kuptoi se markat janë të lidhura në marrëveshjet ligjore françizë, duke e bërë të vështirë për ta heqjen e emrit të tyre nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button