Me planifikim të zgjuar energjetik do të kërkohen lokacionet më të përshtatshme për fushat diellore dhe mullinjtë e erës

Planifikimi i zgjuar energjetik, kalimi i sigurt dhe i shpejtë nga burimet fosile në burime të rinovueshme të energjisë me ndikim minimal negativ mbi natyrën dhe njerëzit, si dhe bashkëpunimi midis shoqërisë civile, qeverisë, ekspertëve, sektorit të biznesit dhe të gjitha institucioneve përkatëse është qëllimi kryesor i fushatës për planifikim të zgjuar energjetik “Eko ardhmëria energjetike – të planifikojmë së bashku!”, të cilën e lansoi Qendra për hulumtime dhe informim për mjedisin jetësor “Eko-vetëdija”, në bashkëpunim me “The Nature Conservancy (TNC)” dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe do të zgjasë tre muaj, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Fushata pritet të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e tranzicionit energjetik, me çka karburantet fosile gradualisht do të zëvendësohen me burime të rinovueshme të energjisë, duke marrë parasysh pasojat e mundshme negative për mjedisin dhe popullsinë.

Burimet e rinovueshme, si dielli dhe era, janë zgjidhje për krizën energjetike, por nëse projektet për t’i shfrytëzuar ato vendosen në vende të papërshtatshme, megjithëse konsiderohen ekologjike, mund të kenë ndikim negativ mbi njerëzit ose natyrën.

“Gjatë planifikimit të fotovoltaikëve dhe mullinjve me erë është jashtëzakonisht e rëndësishme të keni kujdes që ato të mos vendosen në tokë pjellore, të mos rrezikojnë burimet natyrore, si uji apo pyjet, kullotat, zonat e mbrojtura, por edhe të jenë mjaft afër përdoruesve për të zvogëluar humbjet në transmetimin e energjisë elektrike. Gjithashtu, vendosja e tyre nuk guxon të rrezikojë jetën e gjallesave të egr. “Prandaj, nevojitet planifikim i zgjuar”, thonë nga Eko vetëdija.

Ata theksojnë se në kuadër të projektit, konsorciumi i projektit do të kryejë kërkime fillestare për sipërfaqet më të përshtatshme dhe optimale të tokës që mund të përdoren për zhvillim energjetik dhe rezultatet do të shpallen gjatë fushatës dhe do të jenë objekt konsultimi dhe diskutimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button