Mariçiq në Tiranë në tryezën e rrumbullakët rajonale në kuadër të iniciativës “Dialogje Ballkanike”

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq prej sot është në vizitë dyditore në Tiranë ku do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të ekspertëve “Bashkëpunimi rajonal për integrimin evropian”, e organizuar në kuadër të iniciativës “Dialogje Ballkanike”, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi i iniciativës është që të nxitet bashkëpunimi rajonal, që të zgjerohen kornizat politike ekzistuese që të munden të përfshihen edhe fusha tjera të interaksionit social, siç janë biznesi, kultura, arsimi, inovacionet, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe sporti”, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Pjesëmarrësit, përfaqësuesit e lartë të qeverive, organizatave ndërkombëtare, shoqëria civile, komuniteti i biznesit nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, do të definojnë prioritete, për arritjen e integrimit ekonomik rajonal, e cila do të ndihmonte drejt afrimit të rajonit me Unionin dhe tregjet apo vendet tjera të zhvilluara.

Kjo do të jetë ngjarja e parë prej disave që janë planifikuar të mbahen gjatë vitit 2022. Fjalë hyrëse do të ketë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërkaq zëvendëskryeministri Mariçiq do të flet në panelin “Ëndrra dhe realiteti i një rajoni evropian”, bashkë me Manuel Saracin, përfaqësuesi special qeveritar i Gjermanisë dhe Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit Rajonal për bashkëpunim.

Në kuadër të vizitës në Tiranë, Mariçiq do të takohet me Zef Mazin, kryenegociatorin e Shqipërisë për bisedime me BE-në dhe me zëvendëskryeministrin e Shqipërisë Arben Ahmetaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button