Kovaçevski do të ketë më pak këshilltarë se kryeministrat paraprak

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se do të zvogëlojë numrin e këshilltarëve të tij dhe se do të ketë më pak nga të gjithë kryeministrat paraprak, transmeton Portalb.mk.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri tha se me riorganizimin e kabinetit të tij, një pjesë e këshilltarëve nuk do ta kenë më atë detyrë, e disa prej tyre do të punojnë në njësitë organizative për të cilat janë të specializuar sipas kualifikimeve të tyre.

Ai theksoi se tashmë është planifikuar që ata të cilët do të jenë këshilltarë, nuk mund t’i shpallë emrat e tyre pasi ende nuk është zyrtar, por janë, siç tha ai, profesionistë të kualifikuar dhe të njohur në fushat e tyre.

“Numri i këshilltarëve që planifikoj të kem është më i vogël se numri i këshilltarëve që kanë pasur kryeministrat e mëparshëm. Ata këshilltarë do të kryejnë punë në fushën e tyre profesionale, të gjithë kanë përvojë njëzetvjeçare profesionale, akademike dhe profesionale”, tha Kovaçevski për mediat gjatë vizitës së tij në OHIS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button