Qeveria e Maqedonisë e miratoi dekretin për uniformat e policisë në gjuhën shqipe

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e miratoi Dekretin për uniformat dhe shenjat e uniformës së policisë, njofton Portalb.mk.

“Ky Dekret është miratuar në bazë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ku sipas nenit 8 paragrafi 3 konstatohet se uniformat e policisë në Shkup dhe në komunat në të cilat jetojnë së paku 20% nga qytetarët që flasim gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, por edhe të gjuhës që e flasin së paku 20% nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe shkrimin e saj” njoftojnë nga Qeveria.

Ata shtojnë se ky Dekret hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Maqeonisë së Veriut”, a do të fillojë të zbatohet gjatë një viti nga dita e hyrjes në fuqi.

Paragrafi 3 i nenit 8 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve:

  • Uniformat e Policisë; mbrojtjes; zjarrfikësve; shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e saj.

Ndryshe, më 14 mars të vitit 2018-të në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin parashihet përdorim i gjerë i gjuhës shqipe. Ligji, më 15.01.2019 është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button