fbpx

Del para gjykatës gazetarja ruse e cila u raportua si e zhdukur

Gazetarja e televizionit shtetëror rus, Marina Ovsyannikova, e cila protestoi drejtpërdrejt gjatë edicionit të lajmeve më 14 mars, ka dalë para një gjykate në Moskë. Paraprakisht u raportua si e zhdukur pas daljes së saj të mbrëmshme në transmetim direkt, transmeton REL.

Ovsyannikova është e akuzuar për “organizim të paautorizuar të ngjarjejes publike”.

Kjo akuzë është e ndëshkueshme me 200 dollarë, shërbim për komunitetin dhe deri në 10 ditë burgim.

Ky lajm sugjeron se gazetarja nuk është duke u akuzuar sipas ligjit të ri të Moskës “për përhapje të informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë”.

Avokatët e Ovsyannikovas nuk kanë mundur të gjejnë lokacionin e saj më herët gjatë ditës, mirëpo në një fotografi që ka qarkulluar në rrjetet sociale është parë ajo në gjykatë, bashkë me avokatin.

Marina Ovsyannikova, redaktore në Channel 1 e kontrolluar nga shteti, u arrestua pasi ajo doli në në transmetim direkt dje duke mbajtur një pankartë kundër luftës.

Në tabelë, e dukshme për disa sekonda, shkruhej: “Jo luftë, ndalo luftën, mos i beso propagandës, këtu po të gënjejnë”.

Gjatë protestës Ovsyannikova tha, “Jo luftës! Ndaloni luftën!” përpara se drejtori i programit lëshoi në transmetim diçka tjetër. Rasti ndodhi drejtpërdrejt në programin kryesor të lajmeve të natës , Vremya, i cili ndiqet nga miliona.

Para incidentit, ajo regjistroi një video në të cilën i quajti ngjarjet në Ukrainë “krim” dhe tha se i vinte turp që punoi për atë që ajo e quajti propagandë e Kremlinit.

“Më vjen turp që i lejova vetes të them gënjeshtra nga ekrani i televizionit. Më vjen turp që lejova që rusët të shndërrohen në përbindësha,” shpjegoi ajo. “Ne thjesht e pamë në heshtje këtë regjim çnjerëzor”.

Ovsyannikova, e cila tha se babai i saj ishte ukrainas, i bëri thirrje popullit rus të protestojë kundër luftës, duke thënë se vetëm ata mund të “ndalonin çmendurinë”.

“Mos kini frikë nga asgjë, nuk mund të na burgosin të gjithëve”, tha ajo.

Kolegët e Ovsyannikovaa në Channel 1 thuhet se u befasuan nga veprimet e saj, transmeton BBC.

Njëri tha se zonja Ovsyannikova, e cila ka dy fëmijë, nuk kishte diskutuar kurrë për politikë, por foli “kryesisht për fëmijët, qentë dhe shtëpinë”.

Që nga momenti kur identiteti i saj u bë i njohur, Ovsyannikova mori dhjetëra komente në faqen e saj në Facebook në ukrainisht, rusisht dhe anglisht, duke e falënderuar për veprimet e saj.

Presidenti i Ukrainës Zelensky gjithashtu e lavdëroi atë pasi “tha të vërtetën”.

Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i quajti veprimet e saj një akt “huliganizmi”.

Lajmet televizive ruse janë kontrolluar prej kohësh nga Kremlini dhe pikëpamjet e pavarura janë të rralla në të gjitha kanalet kryesore.

Mediat ruse të kontrolluara nga shteti i referohen luftës si një “operacion special ushtarak” dhe e përshkruajnë Ukrainën si agresore, duke e përshkruar qeverinë e zgjedhur të Ukrainës si neo-naziste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button