Dëshmi nga Ukraina: Gratë me foshnje presin 30 orë në borë dhe stuhi për të gjetur siguri

Vullnetarja humanitare Alison Thomson, e cila ndihmoi shumë njerëz që ikën nga lufta në Siri gjatë krizës së refugjatëve në Greqi, tani ndodhet në Ukrainë. Misioni i saj këtë herë është të ndihmojë në evakuimin e jetimëve me nevoja ndryshe, por edhe fëmijëve të tjerë që kanë mbetur pa shtëpi, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ajo tregon se në çfarë golgote kalojnë fëmijët gjatë luftimeve, duke pritur që të evakuohen nga qytetet ukrainase që janë të rrethuar nga ushtria ruse.

“Ishte shumë e vështirë për të marrë jetimët me nevoja ndryshe, është një mision i vazhdueshëm, shumë janë në qytete të bombarduara dhe nën pushtimin rus. Dje u takova me komandantin ushtarak përgjegjës për të gjithë ndihmat humanitare që shkojnë në vijat e para në Ukrainë dhe vendosa një rrugë të mirë mjekësore për në vijën e parë.” tha Alison Thomson.

Ajo tani po kthehet në Amerikë për të bërë më shumë donacione mjekësore, të cilat i ka mbledhur përmes organizatës së saj Third Wave Volunteers.

Foto: Alison Thomson, arkivi personal
Foto: Alison Thomson, arkivi personal

Ajo thotë se ajo që nevojitet më së shumti për momentin është sigurimi i mpiksjes së gjakut, fasho dhe pajisje të tjera mjekësore për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Alison siguroi gjithashtu llamba diellore për njerëzit e strehuar në vendet ku nuk kishte energji elektrike.

“Gratë me foshnja presin 30 orë në borë dhe stuhi për të gjetur sigurinë. Kemi ende shumë fëmijë në listën e evakuimit. Më në fund i arrijmë ata dhe disa të tjerë dhe i zhvendosim në vend të sigurt”, tha vullnetarja.

Alison dhe miqtë e saj në Kiev kanë krijuar një rrjet ndihme ushqimore për 15,000 foshnja, por ajo thotë se ata po punojnë shumë për të evakuuar jetimët.

“Është e pabesueshme të shohësh frikën dhe rezistencën e drejtorëve të jetimoreve dhe nevojën për evakuim ushtarak. Diçka që nuk e kishim menduar kurrë se do ta hasnim. Duhej të lëviznim “parajsën dhe ferrin” për t’i marrë këta fëmijë dhe të tjerët njësoj,” tha Thomson.

Foto: Alison Thomson, arkivi personal
Foto: Alison Thomson, arkivi personal

Vullnetarja shprehet e kënaqur që në 24 orët e ardhshme me ekipin që zbaton aksionin do të mund të lëvizin rreth 350 fëmijë.

“Sapo kemi blerë një autobus tjetër që do të jetë rrugës për në Kiev dhe do të ndihmojë në lëvizjen e fëmijëve. Ne do të vazhdojmë të zhvendosim grupe më të vogla jetimësh”, tha Thomson.

Foto: Alison Thomson, arkivi personal
Foto: Alison Thomson, arkivi personal

Sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara, numri i njerëzve që deri më tani janë larguar nga Ukraina nga agresioni ushtarak rus është afër 3 milionë.

Sipas informacioneve të publikuara sot nga Ukrinform, ushtria ruse ka vrarë deri më tani 90 fëmijë në Ukrainë, ndërsa më shumë se 100 fëmijë janë plagosur nga agresioni ushtarak rus. Shumica e viktimave u raportuan në rajonin e Kievit, rajonin e Harkivit, rajonin e Donetskut, Çernihiv, Sumy, Herson, Mikollaev dhe Zhitomir.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e trembëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katërmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pesëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button