fbpx

Filloi procesi gjyqësor kundër Rashkovskit pas tre dështimeve

Gjykimi që u paralajmërua për në janar, filloi sot. Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë i cili ngarkohet për abuzim të pozitës dhe larje të parave, ka thënë se nuk ndjen faj për softuerët e porositur, që vet i ka porositur ndërsa shteti asnjëherë nuk i vuri në përdorim, shkruan Alsat.

Prokurorja Villma Ruskoska në fjalën hyrëse theksoi se do ta bind gjykatën se Rashkovski në mënyrë joracionale, joekonomike dhe joproduktive i ka shpenzuar mjetet e shtetit. Asnjë institucion nuk ka pasur nevojë për softuerët në fjalë.

“Pse mbrojtja këmbëngul në ndarjen e disa provave gjatë gjithë kohës? Sepse në provat me të cilat ata kërkojnë ndarjen e tyre, saktë, i gjithë opinioni do të bindet se si, si kanë punuar, gjegjësisht prokuroria me ndihmën e atyre provave dhe të tjerave, sigurisht që do të vërtetojë se të akuzuarit kanë punuar ekskluzivisht për interesat e veta”, tha Villma Ruskoska. 

Në ndërkohë, Rashkovski pohon se Prokuroria po fsheh dëshmi nga Qeveria ku ka përgjigje se dy sisteme, për shkelje në trafik dhe për identifikimin biometrik, megjithatë janë vënë në funksion.

“Hajde, le të bëjmë një rikonstruim, nëse softueri funksionon, a është funksional apo jo? Nuk kërkojmë që të besoni në dokumentacionin që thotë se kjo funksionon, por do të kërkojmë të dilni në vend ngjarje dhe ta shihni”, deklalroi Dragi Rashkovski.

Rashkovski akuzohet edhe për vepër tjetër, gjegjësisht se ka punësuar profesionistë të pavarur të cilët nuk kanë bërë asgjë, por një pjesë të parave ia kanë dhënë atij. Shteti është dëmtuar për 300 mijë euro. Aktakuzën në gjykatë e ka përfaqësuar kryetarja e krimit të organizuar, Ruskovska. Institucioni i saj mbahet me probleme personeli pasi 5 prokurorëve u ka skaduar mandati.

“Është e vështirë për të gjithë ne. Tetë kolegë janë vetëm me mandat”, u shpreh Vilma Ruskovska.

Ruskovska gjithashtu informoi se hetimi i ndërmarrë nga PSP-ja për rastin “Perandoria” është në fazën e përgatitjes së aktakuzës. Ai i referohet gjoja pastrimit të parave, ndërsa të dyshuar janë ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, biznesmeni Orce Kamçev dhe të tjerë.

Ndryshe, Rashkovskit pas hapjes së hetimeve më 16 prill të vitit të kaluar i është caktua masa e arrestit shtëpiak, por pas ankesës së Prokurorisë vendimi u pezullua dhe pesë ditë më vonë mori paraburgim efektiv në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë. Megjithatë aty qëndroi rreth një muaj e gjysmë pasi më 4 qershor 2021, me vendim të Apelit, masa e paraburgimit efektiv i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Rashkovski edhe atëherë ofroi garanci për t’u mbrojtur në liri, por rreth 500.000 euro, por u refuzua. Në arrest shtëpiak ai ka qëndruar deri me dy mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button