Rusët e shfrytëzojnë “Air Serbia” për t’iu shmangur ndalesës për fluturime në BE

Aviokompania nacionale serbe “Air Serbia” i ka dyfishuar fluturimet direkte Moskë-Beograd në 15 në javë që të përballet me rritjen e lartë të kërkesës pasi që BE e ka mbyllur qiellin për avionët rus pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Rusia, gjithashtu, e ka mbyllur qiellin për avionit nga BE, njofton The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Serbia nuk është anëtare e BE-së dhe ka refuzuar që të kyçet në sanksionet ndaj Rusisë, por avionët e saj janë të lirë që të fluturojnë në BE. Kjo ka bërë Serbia të korridori i vetëm ajror i hapur për Rusinë, sipas kompanisë për analiza të udhëtimit “Fordvardkis”.

“Ajo që është e dukshme është shpejtësia me të cilën Serbia u bë porti për udhëtime mes Rusisë dhe Evropës”, theksoi Oliver Ponti, nënkryetar i “Fordvardkis”.

Rusët që aterojnë në Serbi pastaj më së shpeshti vazhdojnë për Qipro, Francë, Zvicër dhe Itali. Rusët, gjithashtu, udhëtojnë për në Britani të Madhe, Slloveni, Austri, Gjermani dhe Spanjë.

Për fluturimin e sotëm Moskë-Beograd, ka pasur të lira vetëm 2 sedlije, me çmim prej 500 eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button