fbpx

Kuleba: Do të negociojmë, por nuk do të dorëzohemi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se shteti i tij është i gatshëm të hyjë në negociata me Rusinë, por forcat ukrainase nuk do të dorëzohen para regjimit të Vladimir Putinit dhe nuk do të pranojnë ultimatume, transmeton REL.

Duke folur në një ngjarje virtuale, Kuleba u tha gazetarëve se ai është i hapur për diskutime diplomatike me Moskën, por paralajmëroi se Rusia po shtyn përpara kërkesa që janë të papranueshme për Ukrainën.

Ai tha se forcat e Kievit kanë nevojë për më shumë furnizime ushtarake dhe ripërsëriti kërkesën e Ukrainës që shtetet perëndimore duhet ta furnizojnë Kievin me avionë luftarakë, duke shtuar se jeta e civilëve mund të shpëtohet vetëm nëse forcohet mbrojtja ajrore.

Ai po ashtu tha se Moska po përdorë taktika të ngjashme shkatërruese që janë përdorur gjatë luftës civile siriane dhe ftoi shtetet perëndimore që të ndihmojnë Ukrainën që të hetojë krimet e pretenduara të luftës të kryera nga Rusia.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e trembëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katërmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pesëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e 16 e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button