Pas 50 viteve, shkencëtarët e NASA-s filluan të studiojnë mostrat e paprekura të marra të sjella nga hëna

Ekspertët dhe shkencëtarët në NASA e pritën momentin që përfundimisht pas 50 viteve të fillojnë studimin e mostrave lunare nga hëna të sjella përmes misionit Apollo 11 në vitin 1969, shkruan Meta, njofton Portalb.

Arsyeja e pritjes së gjatë është për shkak të përgatitjes së pajisjeve “speciale” të nevojshme për studimin e duhur të mostrave, kurse qëllimi i shkencëtarëve është që të përgatiten për misionin e ri të ardhshëm për vizitë në Hënë.

“Agjencia, pas përfundimit të misionit dhe marrjes së mostrave, njohu faktin se shkenca dhe teknologjia do të evoluojnë me kalimin e viteve dhe do të vijë kohë më të mirë për të studiuar këto mostra të rëndësishme që do të kontribuojnë në analizimin e tyre, të mënyrave të reja dhe hapjen e pyetjeve të reja dhe mundësitë për zbulim”, tha Lori Glejz, drejtoreshë e shkencës planetare në selinë e NASA-s.

Mostra u hap në Qendrën Xhonson në Hjuston nga Departamenti për Shkencë dhe Hulumtime të Astromaterialeve, i cili e mbron, studion dhe ndan koleksionin e ekzemplarëve jashtëtokësorë të NASA-s. Studimin e drejton ekipi shkencor ANGSA (Gjenerata e Ardhshme e Apollos), fokusi kryesor i të cilit është të mësojë sa më shumë që mundet për ekzemplarin dhe sipërfaqen e Hënës në mënyrë që të përgatitet më mirë për misionin e ardhshëm “Artemis”, i cili është planifikuar të realizohet në anën jugore të Hënës.

“Të kuptuarit e historisë gjeologjike dhe evolucionit të ekzemplarëve nga Hëna do të na ndihmojë të përgatitemi për llojet e ekzemplarëve që mund të mbledhim gjatë misionit “Artemis”. Kjo është një mundësi ngazëlluese për të kuptuar mjetet e nevojshme për të mbledhur dhe transferuar ekzemplarë, për t’i analizuar ato dhe për t’i ruajtur ato në Tokë për brezat e ardhshëm,” tha Thomas Zurbaken, administrator i Misionit të NASA-s në Uashington.

Shkencëtarët e kanë nisur procesin e “hapjes” së mostrave që më 11 shkurt me hapjen e parë të shtresës së jashtme mbrojtëse dhe përfshirje të kujdesshme të disa nga gazrat që do të duhet të jenë të mbyllur së bashku me mostrën. Më 23 shkurt është realizuar hapi i dytë i procesot disajavor i depërtimit drejt kontejnerit të brendshëm dhe grumbullimit të gazrave lunare. Pas përfundimit të procesit të ekstraksionit të gazrave, ekipi do t’i heq dheun dhe gurët nga kontejneri që me siguri do të zgjasë deri në fillim të kësaj vere para se të ndërmerret hapi i ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button