Pas sirenave për sulm ajror në Ukrainë, granatohen Kiev, Çernigov dhe Dnjepar

Pasi që herët mëngjesin e sotëm ukrainasit sërish janë zgjuar me sirenat për paralajmërim nga sulm ajror, shërbimi shtetëror për situata të jashtëzakonshme njoftoi se në mëngjes në Kiev janë paraqitur dy zjarre të cilët kanë shpërthyer si rezultat i granatimit, shkruan Kyiv Independent, njofton Portalb.

Është goditur një depo për deponim të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit, pas çka i njëjti është kapluar nga zjarri. Shërbimi njoftoi se zjarri është lokalizuar dhe zjarri ende po zgjat.

Sulmi ka ndodhur 36 kilometra në jug të Kievit.

qendra operative koordinuese e Drejtorisë së përgjithshme e Shërbimit shtetëror për situata të jashtëzakonshme i Ukrainës në Kiev pastaj ka marrë denoncim edhe për zjarr i cili ka shpërthyer në një rrugë në rajonin Podolsk në kryeqytet, shkruan 360 Gradë.

Është goditur edhe ndërtesa administrative pullazi i së cilës ëshë djegur. Zjarri është shuar.

Qyteti verior ukrainas Çernigov mëngjesin e sotëm sërish ka qenë cak i sulmeve ruse, ndërsa situata në qytetin e rrethuar po përkeqësohet, transmeton BBC Ukraina.

Lidhur me atë vazhdimisht po granatohet dhe është cak i bombardimeve ajrore, në qytet tërësisht janë ndërprerë furnizimi me gaz, energji termike dhe ujë.

Rezervat të cilat njerëzit i kanë mbledhur së shpejti do të harxhohen. Energji ka vetëm në disa rajone, ndërsa pjesa më e madhe e qytetit është pa dritë dhe komunikimet janë ndërprerë, njoftuan mediat lokale.

Edhe Dnjepar ishte një nga qytetet të cilët mëngjesin e sotëm u granatuan nga pala ruse, por kryetari i komunës Borij Filatov informoi se sistemet ukrainase për mbrojtje kundërajrore janë aktivizuar dhe me sukses e kanë refuzuar sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button