MPPS: 35 mijë qytetarë të RMV-së nga kategoritë sociale do të marrin vauçerë nga 1.000 denarë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kohë të krizës ekonomike botërore, fuqimisht është e përkushtuar në kujdesin për të gjithë qytetarët, posaçërisht për kategoritë sociale. Me pakon e re 26 masa, Qeveria ofron zgjidhje të qëndrueshme me qëllim të zbutjes së pasojave. Për mbështetje tl qytetarëve dhe kompanive, Qeveria nga buxheti ndau 400 milionë euro, njofton Portalb.

Nga MPPS informpjnë se koja e masave të cilat u dedikohen mbrojtjes së standardit jetësor të qytetarëve, ekonomisë stabile dhe likuiditetit të kompanive, doli nga Këshilli ekonomik në të cilin morën pjesë përfaqësues nga akademia, odat ekonomike, kompanitë më të mëdha nga vendi, organizatat sindikale dhe ekspertë të tjerë nga sektori ekonomik dhe financiar.

“Në këtë drejtim 35.000 qytetarë nga kategoritë sociale do të marrin subvencione, gjegjësisht vauçerë në vlerë prej 1.000 denarë, për tre muaj, për blerje të prodhimeve themelore për ushqim. Në kuadër të dialogut social është siguruar ndihmë e drejtëpërdrejtë financiare për rreth 330 mijë pensionistë me ç’rast qytetarët më të moshuar do të marrin 3.000 denarë shtesë për tre muaj, ose nga 1.000 denarë plus me pensionin e marsit, prillit dhe majit. me pranimin e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve vendoset metodologji e re për rritje të vazhdueshme të pensioneve. Me metodologjinë e re me të cilën harmonizimi i pensioneve do të ndërlidhet për rritjen e shpenzimeve për jetesë për 50 për qind dhe 50 për qind rritjen e pagës mesatare, do të fillojë të zbatohet pa anashkalime shtesë, me pensionin e sjhtatorit të këtij viti. Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar Qeveria i dorëzoi deri te Kuvendi”, thonë nga Ministria.

Siç potencojnë, kjo është rritje historike dhe rekorde – pensionistët me pension mesatar i cili për momentin është 16.300 denarë, pas përfundimit të pakos financiare nga 1.000 denarë, ndërsa me vendosjen e metodologjisë së re nga shtatori e tutje, çdo muaj do të kenë nga 900 denarë plus në llogarinë e tyre. Në pajtueshmëri të projeksioneve, shtojnë nga Ministria, në fund të vitit 2022 pritet rritje e pensionit mesatar mujor në rreth 17.300 denarë, krahasuar me fundin e vitit 2021, kur në mesatare pensioni ishte 15.876 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button