Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut brenda një viti është rritur qarkullimi industrial i përgjithshëm për 15.9 përqind, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar është regjistruar rritje për 5.1 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit janar 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 27.1 %,  Prodhimet kapitale për 13.7 %, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 22.0 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.6 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Vetëm në tregun vendor është regjistruar qarkullimi industrial brenda një viti prej 9.6 përqind, ndërsa në tregun e jashtëm 17.3 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button