fbpx

Nën bombardime, ukrainasit në hall edhe për bukë e ujë

Ushtria pushtuese e Rusisë ka vazhduar bombardimin e Mariupolit dhe qyteteve të tjera të rrethuara, raporton Koha.net. Mijëra civilë janë ngujuar nëpër bodrume kur u janë pakuar buka dhe uji.

Bombardimet e vazhdueshme kanë detyruar banorët e qytetit jugor të Ukrainës që të shmangin daljen në rrugë. Të gjithë janë nëpër strehimore. Zjarrfikësit kanë shpëtuar një grua nga ndërtesa e shkatërruar, ndërkaq nga rrënojat është nxjerrë edhe një fëmijë.

Baza e zjarrfikësve është bombarduar vetëm një ditë pas bombardimit të spitalit të fëmijëve. Aleksander Ivanov, banor i Mariupolit, ishte prej të paktëve që shihej duke lëvizur në rrugët e qytetit.

“Nuk kam më shtëpi. Prandaj po lëviz. Për çka tjetër do të dilja këtu”, është shprehur ai.

Ndërkaq të enjten, vëmendje të madhe në media kanë marrë dy punëtorë të shërbimit të emergjencave të Ukrainë, të cilët çmontuan një raketë të pashpërthyer në Chernihiv.

Ata pa asnjë pajisje mbrojtëse vetëm me duar dhe ujë kanë arritur të nxjerrin nga raketa pjesën shpërthyese. Sipas zyrtarëve ukrainas, brenda një dite janë shkatërruar plotësisht 68 mjete shpërthyese, përfshirë raketa të aeroplanëve dhe tankeve.

Në dy ditët e fundit, armëpushimet e përkohshme për evakuimin e civilëve janë ndalur. Ukraina ka akuzuar Rusinë se po vazhdon me bombardimin e korridoreve. Mirëpo presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se 35 mijë njerëz kanë arritur të evakuohen nga qytetet e rrethuara nga Ushtria ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button