Pelikanët ngordhën nga gripi i shpendëve në Greqi, raste ka edhe në Maqedoni

Shoqata ekologjike e Maqedonisë informoi se këto ditë në liqenin e vogël të Prespës në Greqi janë gjetur mbi 500 pelikanë të ngordhur. Zogjtë, të cilët u pikasën nga Shoqata PrespaNet Society for the Protection of Prespa (SPP), ngordhën nga gripi i shpendëve H5N1, transmeton Portalb.mk.

ShEM njoftoi se i kanë informuar të gjitha institucionet tona përkatëse, pas së cilës virusi është konfirmuar edhe në vendin tonë. Ambientalistët paralajmërojnë se do të monitorojnë situatën me përhapjen e gripit në vend, por presin të vërehen edhe raste të reja.

Shoqata ekologjike e Maqedonisë apelon që të gjithë qytetarët nëse vërejnë zogj të ngordhur të lajmërohen në shoqatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button