Supermarketet e Kosovës ulën çmimin prej 215 denarësh për litër vaj, policia gjeti të fshehura 100 mijë litra

Nisja e aksioneve të Policisë, të iniciuara nga Prokuroria siç duket ka ndikuar te marketet e Kosovës. Lajmi.net ka vërejtur se në disa supermarkete të Prishtinës, ku dje ishte vendosur çmimi i vajit prej 3.49 euro (215 den), sot është rikthyer ai i vjetri.

Tani, litri i vajit që dje kushtonte 3.49 euro, sot kushton 2,19 euro (134 denar).

Megjithatë, ajo çka mbetet të diskutohet është se të gjitha llojet e vajit, qofshin ato vendore, nga Kroacia apo nga Serbia e kanë çmimin e njëjtë.

Ndryshe, Ministria dhe kryeministri Kurti mbrëmë konfirmuan se janë mbyllur dy depo të supermarketeve që dyshohet se kanë abuzuar me çmimin e vajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button