Konkursi “Biber” dhe përmbledhjet shumëgjuhëshe me tregime u prezantuan në Bujanoc

Konkursi “Biber” dhe përmbledhjet shumëgjuhëshe me tregime u prezantuan sot në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc. Javën e ardhshme, Biberi do të prezantohet të enjten në Prishtinë nga ora 19:00 në hapësirën “Kino Armata” dhe të premten në Prizren nga ora 19:00 në hapësirën “Autostrada Hangar”, njofton Portalb.

Siç informojnë nga Shtëpia e kulturës, në bashkëbisedim morën pjesë autorët e tregimeve të përzgjedhura dhe të shpërblyera nga konkursi “Biber 03” dhe “Biber 04”: Marijana Çanak (Novi Zhednik), Senad Jusiq Çupo (Bugojno), Vesa Qena (Prishtinë), Ante Storiq (Shibenik) dhe Ivana Franoviq (Ekipi Biber, Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd). Bisedën e moderoi Jeton Ismaili.

Informatat lidhur me kushtet e konkursit mund t’i gjeni në biber.nenasilje.org.

– Meqë vetë konkursi dhe përmbledhjet me tregime të botuara deri më tani (gjithsej katër përmbledhje, kurse konkursi i pestë qëndron i hapur) janë shumëgjuhëshe, në këtë promovim janë dëgjuar gjuhë të ndryshme: shqip, serbisht, kroatisht e boshnjakisht, potencojnë nga atje.

Ivana Franoviç nga ekipi Biber nga Qendra kunder dhunës në veprim për “Biber” theksoi:
– Ne jemi organizatë për paqe e cila eksiston gati se 25 vite, Njëra ndër aktivitetet që kemi realizuar deri me tani se kemi krijuar lidhje dhe kushte për njerëzit që jetojnë në ish Jugosllavi. Përmes konkursit BIBER, njerëzit komunikojnë, që kanë fatet e njejta, që kanë të njejtën frikë dhe të njejtët përvoja nga e kaluara. Këto janë tregime me plotë dashuri edhe pse janë plotë pikëllim.

Biberi është krijuar që autoret/ët që shkruajnë dhe mendojnë për pajtimin në kontekstin e trashëgimisë së luftërave në ish-Jugosllavi, të kenë hapësirë për të botuar veprat e tyre, por edhe për të përkthyer dhe lexuar tregime në gjuhë të tjera në rajon. Konkursi bashkon autorë, por edhe përkthyes, lektorë e lexues të shumtë, sepse përmbledhjet e tregimeve janë falas për t’u shkarkuar dhe lexuar online.

Për rëndësinë dhe përkthimin në të gjitha gjuhët e rajonit foli Marijana Çanak, tregimi I së cilës SHKËMBIMI u botua në përmbledhjen BIBER 4.
– Të gjitha tregimet edhe pse mund të lexohen janë të qasëshme edhe online. Gjithë një eksiston një doze magjike kur e shihni tekstin tuaj të përkthyer. Zhvillimet e luftës janë të tilla, ecuria e të cilave na përket të gjithë neve. Unë po flas nga përvoja ime personale, më kujtohen njerëzit nga fëmijëria ime, njerëzit të cilët e kanë përjetuar fizikisht por jo edhe shpirtërisht,, Ajo u fokusua edhe në konkursin e BIBERIT, duke shtuar se atë e përjeton si një urë lidhëse midis njerzëve.
Nëse teksti është në përkushtim dhe buron nga ndjenjat përcillet edhe tek lexuesit përfundoi ajo.

Edhe Vesa Qena’ dramaturke nga Prishtina, foli për përvojën personale të thurrur në tregimin e saj të shkurtër.
– Tregimi im ka të bëjë me një fëmijë gjatë luftës i cili nuk kupton se përse po ndodh ajo, kurse prindërit nuk u tregojnë sinqerisht. Tregimi është autobiografik, në të flas për vetën, ky është një ballafaqim me përjetimet e mia edhe pse më lehtë është të shkruash për të tjerët.

Zbërthimi i imazhit të armikut, tregimet e guximshme që i lëvizin kufijtë, ata që guxojnë të ecin në këpucët e “armikut”, janë disa nga temat që janë të mirëseardhura në konkursin e Biberit.

Për këtë foli Senad Jushiç, tregimi I të cilit flet për takimin e ish armiqëve

– Historia ime ka të bëjë me një takim mes një viktime dhe një torturuesi, gjë që nuk është e çuditshme në Bosnje, që njerëzit të takohen në një qytet të vogël. Takoj “armikun” tim,tejkalohemi. Unë kam turp prej tij, ai mund të ketë frikë nga unë. Kur takohemi, unë shikoj në tavan, ai në dysheme. Dhe kështu ne i shmangemi njëri-tjetrit dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’u pajtuar.

Deri më tani janë botuar katër përmbledhje me tregime Biber, secila me 25 tregime, të gjitha të përkthyera në gjuhën boshnjake / kroate / serbe / malazeze, shqipe dhe maqedone. Gjithashtu, është botuar një përmbledhje me tregime të përzgjedhura nga tre konkurset e para në gjuhën angleze. Aktualisht është i hapur konkursi i pestë, ndërsa afati i fundit për të dorëzuar tregimet e reja është 1.6.2022. Në konkurs mund të paraqiten të gjitha ata të cilat janë të frymëzuar të shkruajnë për këto tema, qofshin ata shkrimtarë tashmë të botuar, apo shkrimtarë të rinj. Parashihen edhe shpërblime për tregimet të cilat juria i përzgjedh si më të mirat.

Ante Storić nga Shibeniku, tregimi i të cilit “Lito” fitoi çmimin e dytë në konkursin e tretë “Biber”, foli nëse pajtimi dhe lufta janë tema në Kroaci, e cila është anëtare e BE-së:
– Duke hyrë në të ashtuquajturën BE, nuk e ndryshon faktin që ka ndodhur lufta. Individët që shkruajnë kanë përçka të shkruar. Dhe nëse këto veprime ndikojnë në ndryshim – kjo është në një nivel individual. Takime të tilla kanë kuptim në favor të pajtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button