fbpx

Më shumë se 80,000 njerëz u evakuuan nga rrethi i Kievit dhe Sumyt

Më shumë se 80,000 njerëz janë evakuuar nga zonat përreth Kievit dhe Sumyt gjatë dy ditëve të fundit, tha qeveria ukrainase të enjten, raporton REL.

“Ne kemi evakuar më shumë se 60 mijë njerëz brenda dy ditësh nga qyteti verilindor Sumy dhe vendet përreth”, tha zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk në një video të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Rreth 20,000 njerëz janë evakuuar nga zonat në veriperëndim të kryeqytetit Kiev”, tha ajo dhe shtoi se 3,000 të tjerë u evakuan me vështirësi nga Izyum, një qytet në Ukrainën lindore.

Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se rreth 60,000 njerëz janë evakuuar nga qytete të ndryshme anembanë vendit.

Kurse ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky tha se mbi 400,000 civilë janë evakuuar deri më tani në Ukrainë, kryesisht nga zonat aktive të betejës.

“Ata janë evakuuar kryesisht nga zonat ku ka luftime të vazhdueshme”, tha ai.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në dy javët e fundit, kur presidenti rus, Vladimir Putin nisi një luftë kundër ish-fqinjës sovjetike të Rusisë më 24 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button