fbpx

Scholz dhe Macron i kërkuan Putinit armëpushim në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkuan një armëpushim të menjëhershëm në një telefonatë që ata patën me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, tha një zyrtar i qeverisë gjermane, transmeton REL.

Macron dhe Scholz gjithashtu i thanë Putinit se çdo zgjidhje për luftën në Ukrainë duhet të arrihet përmes negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, tha zyrtari gjerman.

Të tre ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në ditët në vijim, shtoi zyrtari gjerman.

Të enjten në Ankara të Turqisë u zhvillua një takim në mes të ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba por takimi përfundoi pa një marrëveshje sa i takon korridoreve humanitare si dhe armëpushimit.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se ka kërkuar hapjen e një korridori humanitar përmes së cilit do të largoheshin civilët nga qyteti i Mariupol por për këtë çështje e as për armëpushim nuk është arritur ndonjë marrëveshje tha ai.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në konferencë pas takimit akuzoi Perëndimin për veprime të rrezikshme me rastin e vendosjes së sanksioneve për Rusinë si dhe armatosjen e Ukrainës.

Palët u pajtuan që të punojnë për çështje humanitare duke mos përjashtuar takime të ardhshme.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt. Përkundër sanksioneve të rënda ekonomike, Moska po vazhdon operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button