SHBA: Rreth 6.000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në Ukrainë

Vlerësimi zyrtar i SHBA-së për numrin e rusëve të vrarë në dy javët e para të luftës është rreth 5,000 deri në 6,000, thonë zyrtarët amerikan, raporton BBC, transmeton REL.

Numri i trupave ruse të plagosur vlerësohet të jetë rreth 15,000 deri në 18,000, duke u nisur nga supozimet se shkalla e të plagosurve është zakonisht trefishi i shifrës së të vrarëve.

Një zyrtar amerikan që dëshironte të mbetej anonim e quajti këtë projeksion “viktima, shumë, shumë domethënëse” dhe e krahasoi shkallën e vdekjeve me disa beteja të Luftës së Dytë Botërore.

Ukraina ka pohuar se 12,000 ushtarë rusë kanë vdekur në luftime. Javën e kaluar Rusia tha se më pak se 500 trupa të saj kishin vdekur në Ukrainë.

Vlerësimi i fundit rreth ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë vijnë pasi kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjenerallejtënant Scott Berrier i tha Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, të martën se komuniteti i inteligjencës vlerëson se 2,000 deri në 4,000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt dhe që nga jo ditë qindra ushtarë dhe civil ukrainas kanë vdekur si pasojë e luftimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button