SHGM ndau çmimet për gazetarët

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot ndau çmimet për konkursin e gazetarisë, transmeton Portalb.mk.

Sonja Kolevska-Delevska nga SDK.mk mori çmimin për storjen më të mirë hulumtuese, Jadranka Kostova nga Fokus për veprën jetësore ndërsa Ubavka Janevska dhe Danela Sazdova nga Duma.mk për raportimin e temave me rëndësi lokale dhe rajonale.

Gazetarja Sonja Kolevska-Delevska mori çmimin “Jashar Erebara” për serinë e saj të artikujve për të riun Toni Sali, një person pa shtetësi i cili vdiq vitin e kaluar pas një beteje dhjetëvjeçare për marrjen e numrit personal dhe certifikatës së lindjes.

Juria bëri të ditur se këtë vit për çmimet e dhëna nga SHGM janë pranuar 47 aplikacione, prej të cilave 27 për çmimin për gazetari hulumtuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button