Është djegur vetura e Shilegovit, janë dëmtuar edhe tre vetura të tjera

Ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, mëngjesin e sotëm i është djegur vetura e tipit Audi dhe përveç tij, zjarri ka përfshirë edhe tri vetura të tjera – “Passat”, “Matiz” dhe “Nissan”. Shkaqet e zjarrit janë akoma të panjohura, transmeton Portalb.mk.

Veturë paraprakisht e kishte parkuar bashkëshortja e Shilegovit, konfirmuan nga MPB.

“Më datë 09.03.2022 në orën 03:20 është raportuar se në rr. “Petre Piruze” në Shkup ka shpërthyer zjarr në automjetin “Audi” me targa të Shkupit në pronësi të personit juridik të parkuar nga J.Sh. Nga zjarri janë përfshirë edhe veturat “Passat”, “Matiz” dhe “Nissan” me targa të Shkupit, të gjitha në pronësi të D.M. (53). Po kryhet inspektimi dhe po punohet në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button