Pesë shtetet me të cilat Maqedonia e Veriut realizon shkëmbim më të madh tregtar

Në Maqedoninë e Veriut vetëm në muajin janar 260 milionë euro më shumë janë importuar sesa janë eksportuar mallra, duke u regjistruar rritje e eksportit dhe importit, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në janar të vitit 2022 është 546 045 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 806 610 000 euro”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Llogaritet që eksporti është rritur për 3.6 përqind, ndërsa importi për 29.3 përqind.

“Në periudhën janar të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë”, bëjnë me dije nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button