Rama paralajmëroi vështirësi ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi të martën për krijimin e një komiteti ndërministror për përballimin e pasojave të luftës në Ukrainë, transmeton REL.

“Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet tjera të NATO-s… në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik”, tha Rama, duke iu referuar rritjes së furishme të çmimeve të produkteve bazë.

Çmimet kanë qenë në rritje edhe më parë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, por kanë vazhduar të rriten edhe pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt.

Lufta në Ukrainë ka rritur në veçanti çmimet e energjisë.

Shqipëria, sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit dhe Evropës, tash e sa muaj përballet me krizë energjetike.

Duke e vlerësuar energjinë si “palcën e shtyllës kurrizore të të gjithë sistemit ekonomik”, Rama tha se kriza energjetike po thellohet “jo çdo muaj, por çdo ditë”.

“Shqipëria është drejtpërdrejt e prekur si vendet e tjera”, tha ai.

“Çmimi i naftës nuk varet nga Qeveria, nuk është Qeveria në tregun e lirë… që ngre çmime apo që ul çmime të mallrave të konsumit. Është tregu dhe tregu është super i ndjeshëm”, shtoi Rama në konferencën për gazetarë.

Ai bëri thirrje për “përgatitje për çdo skenar” me komitetin e ri ndërministror, “përfshirë edhe situata shkurtimesh dramatike të furnizimeve me energji apo me naftë”.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë, lexo KËTU
  • Dita e trembëdhjetë, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button