Sondazhi i IRI për RMV-në: Mbështetja e fortë për BE-në dhe SHBA-në mbetet, por ndikimi i Kinës dhe Rusisë në vend rritet

Për sa i përket politikës së jashtme, 64 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut pajtohen se marrëdhëniet e forta me Kinën u shërbejnë interesave të tyre, dhe 60 për qind mendojnë të njëjtën gjë për Rusinë, që për një vit është rritje prej 11 për qind për Kinën dhe gjashtë për qind për Rusinë, raporton 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Rritja e ndikimit kinez dhe rus, mungesa e transparencës në partitë politike dhe mbështetja për iniciativën “Ballkani i Hapur”, sipas një sondazhi të ri nga Qendra për Anketa dhe Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Maqedoninë e Veriut.

Për sa i përket politikës së jashtme, 64% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut pajtohen se marrëdhëniet e forta me Kinën u shërbejnë interesave të tyre. Gjashtëdhjetë për qind mendojnë të njëjtën gjë për Rusinë. Kjo është rritje prej njëmbëdhjetë për qind për Kinën dhe gjashtë për qind për Rusinë në relacion me sondazhin e realizuar në shkurt të vitit 2020.

Sondazhi i publikuar rishtazi tregon gjithashtu mbështetje të fortë për Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara. Në përgjithësi, 85 për qind e të anketuarve pajtohen se marrëdhëniet e forta me BE-në i shërbejnë më së miri interesave të Maqedonisë së Veriut, dhe 76 për qind ndajnë të njëjtin mendim për SHBA-në.

“Ndërsa Maqedonia e Veriut po përpiqet për përparim demokratik, fakti që Kina dhe Rusia vazhdojnë inkursionet e tyre të vazhdueshme është shqetësues. Për fat të mirë, mbështetja për partneritete të ngushta me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet shumë e fortë”, tha Pol MekKarthi, Drejtor Rajonal i IRI për Evropë.

Të pyetur për partitë politike, vetëm 21% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut besojnë se janë ato transparente në punët me paratë e marra nga buxheti i shtetit. Për më tepër, 48% nuk ​​ishin në dijeni për shumën e buxhetit të shtetit që ndahet çdo vit për financimin e partive politike.

“Që një demokraci të jetë e suksesshme, është absolutisht thelbësore që partitë politike të ndërtojnë besim. Ky sondazh tregon se transparenca e partive politike duhet të jetë prioritet në të ardhmen”, thotë MekKarthi.

Iniciativën Ballkani i Hapur e mbështesin 75% e të rriturve.

Hulumtimin e realizoi BRIMA, për nevojat e Qendrës për Anketimit IRI, në periudhën 27 nëntor deri më 23 dhjetor 2021, nëpërmjet intervistave me 1226 të anketuar. Margjina w gabimit është ± 2,8 pikë në nivel të besimit 95%. Shkalla e përgjigjeve është 75 për qind.

IRI thekson se sondazhi është kryer gjatë qeverisë së mëparshme dhe para pushtimit të Ukrainës nga Federata Ruse.

Sondazhi u krye me mbështetjen e Fondit Nacional për Demokraci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button